TEPELENE

Krenar Mamo nga Turani banues ne Tiranë është arrestuar nga policia e Tepelenës si posedues i 14 rrenjë kanabis të mbjella dhe një sasi tjetër e thatë.

Mamaj është zbuluar pas atentatit të ndodhur mëngjesin e sotëm. Në momentin kur forcat policore kanë shkuar në vendngjarje në fshatin Turan, pas automjetit që është goditur me breshëri plumbash, është identifikuar një person tjetër që udhëtonte me automjetin e tij.

Në këtë moment forcat policore pas dyshimit të ngritur kanë kërkuar shoqërimin për në banesën e tij ku forcat policore kanë zbuluar kanabis të thatë si dhe 14 rrënjë kanabis në bahçen e shtëpisë.

ATENTATI

Një atentat me armë zjarri ka ndodhur orët e para të së hënës në kthesën e fshatit Turan, në Tepelenë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 3 të mëngjesit të sotëm, ndërsa burime nga policia bëjnë me dije se atentati kishte si objektiv shtetasin Saimir Gjoka nga fshati Turan, por me banim në Tiranë.

Automjeti i tij i tipit “Benz” me targa AA616TK është goditur në xhamin e parmë. Burime policore konfirmojnë se 30-vjeçari Gjoka ka pësuar gërvishtje të lehta në krah. Ai është marrë në pyetje dhe policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

(Balkan Web)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: