Një takim tjetër me emigrantët shqiptarë që jetojnë në Greqi, i ngjashëm me atë të mbajtur në Athinë muaj më parë, do të zhvillohet në Selanik nga kryeministri Edi Rama.

Sipas medias greke Protothema, takimi është caktuar për datën 3 nëntor në orën 11:00 në Hotel Porto Palace të Selanikut.

Zyrtarisht, takimi është pjesë e përpjekjeve të qeverisë shqiptare për të mbajtur kontakte me diasporën shqiptare, si dhe për të diskutuar çështje që lidhen me emigrantët, shkruan media greke.

Vihet re se takimi do të zhvillohet pak ditë pas “dritës jeshile” që i është dhënë, me pëlqimin e Greqisë , Shqipërisë për fillimin e negociatave të anëtarësimit në BE ku do të diskutohen çështjet e respektimit të të drejtave të minoriteteve në Shqipëri dhe zgjidhjes së problemeve me pronat.

Sipas Protothema vizita e Ramës ka synim edhe për të siguruar fitoren e tij në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Shqipëri që janë planifikuar të mbahen në vitin 2025.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb