TURQI – Hetimi në lidhje me vrasjen e aktorit të njohur Vatan Şaşmaz, i cili u ekzekutua nga ish e dashura, modelja Filiz Akel, në fund të muajit gusht, ka arritur në pikën e fundit. Dosja me hetimin e plotë është dorëzuar me të dhënat e të reja dhe pas shqyrtimit është mbyllur.

Prokuroria e Përgjithshme e Stambollit ka përfunduar hetimin e Vatan Şaşmaz, i cili u vra nga ish e dashura Filiz Akel. Pas raportit të autopsisë së Filiz Akel, dosja erdhi në fazën përmbyllëse. Incidenti u regjistrua si vrasje dhe më pas vetëvrasje nga Filiz Akel, pas polemikave që pati me ish të dashurin, Vatan Şaşmaz.

Vatan Şaşmaz u qëllua dhe u vra nga Filiz Akel, në një hotel me 5 yje në Besiktas shkruan Class. Pas vrasjes, Akel kreu edhe vetëvrasje me të njëjtën armë.
Pak ditë më parë, raporti i autopsisë zbuloi se Filiz Akel kishte nivel të lartë alkooli në trup dhe vrasjen e ka kryer në presion të lartë psikologjik e mendor.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: