TIRANË

Pas barazimit pa gola me Partizanin, trajneri i Kukësit, Armando Cungu deklaroi se skuadra e tij e kishte të pamundur fitoren, ndërsa ‘fajtor’ për këtë  shpalli gardiani i “Demave të Kuq”, Alban Hoxhën.

Sipas tij, portieri i skuadrës kryeqytetase zhvilloi ndeshjen më të mirë deri tani në kampionatin e Superligës shqiptare duke frenuar Kukësin drejt rrugës së fitores në kryeqytet.

Pas 3 ndeshjesh me fitore ndaleni, ndjen keqardhje për barazimin?
Dëshira është për ta fituar ndeshjen. Ky ishte objektivi. Mundësitë i kishim. Futbolli i tillë është. Nuk po luanim me një ekip do si do. Po luanim me kryesuesit. Jam i kënaqur me atë që djemtë dhanë në fushë. Portieri i Partizanit, ishte në ditën më të mirë të kampionatit me sa kam parë unë.

Nuk keni arritur ta mposhtni Partizanin, çfarë i mungon skuadrës?
Vuajmë në finalizim. Në 2-3 momente zbritëm shumë mirë, mos qetësia për të zgjidhur situatat na ka penalizuar për sa i përket pikëve. Njëherë na ka zbritur kundërshtari në ndeshjen e parë në shënoi. Tani jemi më solid.

Ndeshja e 4-t pa pësuar gol…
Dëshira dhe objektivi ishin për të marrë 3 pikë. Ekipi po shfaq dhe lojëra të mira. Nga 12 pikë iu afruam në 5 pikë kundërshtarit. Një 3 piksh do ishte shumë i ngrohtë. Jam i kënaqur pjesërisht. Edhe barazimi OK. Për sa i përket vendosjes, ky është sistem loje.

Në momente kur ekipi ka tranizicione, kur dalim me sulm gradual, kemi kohë për ti dhënë mundësi lojtarëve të krahëve, kur themi për daljen në sulm, janë të mjaftueshëm, Ethemi dhe Cyrbja për të shfrytëzuar mundësitë. Edhe sot funksionuam. Në momente të caktuar mund të shënonim. Ekipi po funksionon, kjo më gëzon. Edhe sportistat ndihen mirë.

Mos rrezikuat pak me ndryshimin e skemës?
Nuk është hera e parë që luajë te Kukësi me këtë sistem. Kam luajtur edhe në Kupat e Europës. Këtë gjë e kisha në mendje dhe mu ngulit në tru. Me ardhjen e Shafik, pritet të sajoja diçka për t’i dhënë mundësi. Cilësitë e tij janë të tilla që nuk mund të luaja me atë sistem.

Nganjëherë edhe ne na rrëmben dëshira për të marrë maksimumin. Edhe 1 pikë po të merrnim me Flamurtarin, do të thoshte shumë për ne. Kërkoja siguri më shumë. Po luanim futboll, po shpërdoronim dhe po na penalizonin pësimet e golave. Ekipi është OK dhe shprehet mirë në fushën e lojës.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb