ELBASAN

Shqipëria është mjaftuar me barazim sonte me Andorrën në Elbasan Arena. Një barazim që dhemb ndaj një skuadre që konsiderohet inferiore në çdo aspekt dhe që në ndeshjen e parë e kishim mposhtur 3-0.

Por pavarësisht kësaj Kombëtarja është mbështetur nga Tifozët Kuq e Zi që edhe sonte kanë qenë në Elbasan Arena. Për t’iu kthyer respektin futbollistët e Kombëtares kanë parakaluar para tifozëve duke i përshëndetur.

Ndërkohë një moment shumë emocionues ka qenë kur Elseid Hysaj i ka dhuruar fanellën e kombëtares fansit të tij, një tifozi special, person me aftësi ndryshe. Ai nuk i ka mbajtur dot emocionet duke shpërthyer në lot.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb