Pas barazimit me skuadrën e Kukësit, ka folur për mediat trajneri i durrsakëve , Bledi Shkëmbi. Ai pohoi se me  një kundërshtar si Kukësi, barazimi nuk është një rezultat i keq.

Trajneri pohoi se ajo që i duhej skuadrës  ishte administrimi i rezultatit, por sipas Shkëmbit,  futbollistët e rinj nuk  menaxhuan siç duhet avantazhin ndaj verilindorëve.

Deklarata e trajnerit Shkëmbi:

 Pjesë e parë shumë e mirë. Pastaj vutë në pikëpyetje barazimin…

Na vunë në presion. Patjetër kërkuam që edhe pjesën e dytë ta fillonim si pjesën e parë. Nuk arritëm ta bënim. Ndonjëherë i kuptoj futbollistët. Rezultati 1 me 0 i bëri të ndihen më shumë seç duhen të sigurt mbrapa. Pastaj e pësuam. Kundër Kukësit nuk është rezultat i keq.

 Dëmtimi i Latif, a iu penalizoi?

Nuk mendoj se na penalizoi. Të gjithë futbollistët stërviten për të luajtur. Duam që të rikthehet sa më shpejt Latifi. Na vjen keq për të. Por 22 futbollistët stërviten për të luajtur.

A është e përgatitur skuadra që të hyjë me mendimin e qartë për ta fituar ndeshjen?

Mendoj që Teuta është gjithmonë e përgatitur për të fituar ndeshjet. Ndaj Kukësit, Skënderbeut apo Partizanit. Se sa e arrijmë këtë e shikojmë pas ndeshjes dhe e diskutojmë.

 Administrimi i rezultati?

Duhet ta administronim më mirë rezultatin. Kemi disa futbollistë të rinj, jo me eksperiencën e duhur. Në fund të këtij rezultati jam i kënaqur. Edhe me futbollistët edhe me lojën e bërë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb