Real Madrid nuk ka mundur që të përfitojë nga humbja e Barcelonës me Leganes pasi Sevilla i shkaktuar Los Blancos humbjen e parë këtë sezon. Andaluzët kanë fituar me rezultat 3-0 kundër Real Madridit.
Serinë e golave e nisi Andre Silva në minutën e 17-të të ndeshjes dhe e vazhdoi me golin e dytë që e shënoi në minutën e 21-të. Sevilla vazhdoi që të shënoi dhe arriti tek goli i tretë në minutën e 39-të, ku shënoi Ben Yedder.

Në pjesën e dytë ishte  Sevilla skuadra më e mirë, pasi e dominuan takimin dhe ishin afër për ta shënuar edhe golin e katërt. Pas kësaj fitoreje Sevilla ngjitet në vendin e 4 më 10 pikë, kurse Real Madridi mbetet në të dytin më 13 pikë, aq sa ka edhe Barcelona në vendin e tretë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: