Presidenti i Republikës, Ilir Meta, pritet të ftojë në një takim Këshillin e Ambasadorëve Shqiptar.

Burime thanë për “BalkanWeb” dhe “News24” se Meta pritet të ftojë për takim Këshillin e Ambasadorëve javën e ardhshme për t’i informuar për situatën e rëndë të funksionimit të shtetit ligjor, që sipas Kreut të Shtetit po rrezikon izolimin e vendit.

Kujtojmë që ditën e sotme, Meta ftoi në takim edhe kreun e opozitës së bashkuar, Lulzim Basha, dhe të gjithë aleatët e tij opozitar.

Në ftesën e zbardhur nga “BalkanWeb” dhe “News24”, Meta theksonte se vendi ndodhet në një situatë dramatike, dhe se takimi duhej zhvilluar sa më shpejt, mundësisht para datës 20 nëntor.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb