Pasi dha dëshminë e tij pak pas orës 12, Mark Nika, xhaxhai i Aleks Nikës ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme.

Siç shihet nga pamjet e publikuar nga LSA, xhaxhai i një prej protestuesve të vrarë në 21 janar, ka dalë i vetëm nga SPAK-u.

Më herët kujtojmë se për 3 orë dha dëshminë bashkëshortja e Aleks Nikës, Rajmonda Nika, e cila tha se kishte dorëzuar prova të reja, por që nuk mund t’i bënte publike.

Vijon…

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: