ITALI- Pas masakrës së Berlinit, Milano mendon për barriera anti-kamion në zonat e ‘nxehta’ të qytetit.
“Qyteti- thotë prefekti Alessandro Marangoni- është tashmë objekt i vëmendjes maksimale dhe prezencës maksimale të forcave të policisë, të zjarrfikësve dhe të ushtrisë, por është e qartë se çfarë ka ndodhur na bën që të forcojmë edhe më shumë vëmendjen”.

Pas kësaj erdhi ideja për të vendosur barriera për të përmirësuar sigurinë.
“Ne kemi përgatitur, – tha prefekti – një rimodelim të sistemit të sigurisë që do të implementohet dhe me disa barriera. Ato do të vendosen në rrugët që të çojnë në zonën qendrore mes San Babilas dhe Castello Sforzesco, deri tek Navigli, një unazë rrugësh që rrethojnë qendrën e Milanos dhe që kanë një numër të madh markatosh Krishtlindjesh”.

Lajmi është dhënë për gazetarët nga prefekti Marangoni në fund të komitetit krahinor për rendin dhe sigurinë thirrur në Palazzo Diotti pas sulmit në Gjermani.
Për mbrojtjen e turistëve dhe banorëve të Milanos që dynden në qytet në këtë sezon festash, do të instalohen përgjatë arterieve kryesore barriera për të parandaluar hyrjen e terroristëve potencialë me makina apo kamionë në zonat më të frekuentuara.

Policia lokale ka marrë përgjegjësinë e vendosjes së tyre.
“Ne nuk mund të mos ngremë dyshime për ngjarje të tilla. Ajo që ndodhi të hënën në mbrëmje në Berlin ndodhi edhe pak muaj në të njëjtën mënyrë në Nicë, kështu që nuk mund të nënvlerësojmë faktin që mund të ketë incidente të ngjashme”, tha prefekti i Milanos.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb