Rusia dhe Ukraina kanë shkëmbyer robër lufte, pas një bisede telefonike mes Donald Trump dhe Vladimir Putin, gjatë së cilës u arrit edhe marrëveshja.

Sipas Ministrisë ruse të Mbrojtjes, 175 ushtarë ukrainas u shkëmbyen me 175 ushtarakë rusë.  Përveç kësaj, Moska dorëzoi 22 të burgosur ukrainas të plagosur rëndë, të cilët kishin nevojë për trajtim të menjëhershëm mjekësor, duke e përshkruar këtë veprim si një “gjest vullneti të mirë”.

Fillimisht u bë e ditur se 23 ushtarë të plagosur rëndë do të liroheshin, por një më pak u dorëzua përfundimisht, pa u dhënë shpjegim për këtë diferencë.

Sipas deklaratës së Moskës, shkëmbimi u bë me ndërmjetësimin e Emirateve të Bashkuara Arabe, ndërsa ushtarët rusë të liruar ndodhen në Bjellorusi, në pritje të transferimit të tyre në Rusi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb