TIRANË

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka zhvilluar sot një analizë pune me stafin e Drejtorisë së Shërbimit të Provës në kuadër të rritjes së performancës së punonjësve të këtij institucioni, me qellim final që ata të kontribuojnë në uljen e kriminalitetit.


Një ditë më parë  ministrja Gjonaj zhvilloi takim me punonjësit e burgjeve, ndërsa kërkoi prej tyre rritje të efikastitetit në pëmbushjen e detyrave që iu cakton ligji.


Nga ky takim disa nga çështjet kryesore të adresuara nga Ministrja e Drejtësisë kanë qenë, rritja e performancës së punonjësve të Shërbimit të Provës, marrja e masave për mbikëqyrjen elektronike, ndjekja me profesionalizëm dhe pa mungesa të proceseve gjyqësore, zbatimi i masave të reja për të miturit në përputhje me Kodin e Drejtësisë për të Miturit dhe aktet nënligjore për zbatim.


Ministrja e Drejtësisë gjithashtu i ka kërkuar drejtorit të Shërbimit të Provës, që të marrë masa të menjëhershme për evidentimin e atyre punonjësve që nuk ndjekin proceset gjyqësore ose depozitojnë raporte sipërfaqësore për të dënuarit me dënime alternative.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(n.m/BalkanWeb)