Deputeti demokrat Luan Baçi nga rubrika “Opinion” në News24 tha se një nga opsionet që deputetët e PD mund të përdorin është ngujimi afatgjatë në Parlament.

Baçi tha se janë disa opsione që po diskutohen dhe do të diskutohen, por nuk përjashtohet as ai i ngujimit në Kuvend.

“Sot është mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD-së, nesër do të mblidhet Grupi Parlamentar, ku do të merret edhe një vendim lidhur me seancën.

Kjo që ndodhi me Ervin Salianjin është shkelje e vijës së kuqe nga mazhoranca e Edi Ramës dhe natyrisht që reagimi opozitar do të jetë i fortë. Do të jenë forumet e PD që do të miratojnë atë se çfarë do të bëjnë jo vetëm deputetët, por edhe populli opozitar”, tha Baçi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb