Pas Manchester City është radha e Chelsea. Ashtu si kampionët e Anglisë që janë në një betejë të fortë ligjore me UEFA-n, edhe Blutë e Londrës i hapin “luftë” FIFA-s, pasi kjo e fundit vendosi bllokimin e merkatos për dy sesionet e ardhshëm. Qeveria botërore e futbollit kishte marrë këtë vendim pas parregullsive të klubit anglez në lidhje me transferimin dhe kontraktimin e futbollistëve minorenë. Që në fillim, Chelsea mohoi akuzat dhe nuk u pajtua me pezullimin.

3000
3000

Për këtë londinezët iu drejtuan Komisionit të Apelit në FIFA, që la në fuqi dënimin. Si pasojë, klubi ka vendosur të dërgojë çështjen në shkallën më të lartë të drejtësisë sportive, që është Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë. Me këtë lëvizje drejtuesit e Chelsea pretendojnë të shbllokojnë merkaton në prag të sezonit të ri. Blutë e Londrës e kanë shumë të nevojshme të bëjnë blerje, sidomos pas lajmeve të fundit që zyrtarizojnë transferimin e Eden Hazard te Reali Madridit.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: