TIRANE

Loredana është shpallur mbrëmjen e djeshme fituese e një çmimi në “MTV Europe Music Awards”. Ajo ishte e nominuar në “Best Sëiss Act”, kategori të cilën edhe e fitoi.

Teksa po shijonte shfaqjen reperja shqiptare është takuar me futbollistin Cristiano Ronaldo. Loreadana ka ndarë një foto të saj me yllin e futbollit në rrjetin social Instagram, duke u shprehur se takimi me të ka qenë një dëshirë e hershme e saj.

Untitled 8
Untitled 8

Reperja shqiptare me famë ndërkombëtare ka kënduar e kërcyer me përformancën e yllit tjetër shqiptar, Dua Lipës. Ajo ka ndarë një video të përformancës së Dua-s në InstaStory.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: