FIER- Ndërsa u deshën disa orë që policia e Fierit të identifikonte viktimat e aksidentit tragjik të mëngjesit të sotëm, “BalkanWeb” mëson edhe një tjetër detaj të trishtë. Familja Murataj që mbrëmë martonte djalin, pas dasmës duhet të hapë dyert e mortit, për të përcjellë në banesën e fundit djalin tjetër Fisnik Murataj dhe të fejuarën e tij Naza Aham.

32-vjeçari Fisnik Ismailaj, e fejuara e tij 34-vjeç dhe kushëriri Agustin Murataj 30 vjeç direkt pas dasmës në familje, që zgjati deri në orët e para të ditës së sotme, morën rrugën nga Fieri drejt fshatit Kutë të Mallakastrës, ku edhe jetonte familja Murataj, por kthimi nga dasma për në shtëpi rezultoi fatal për të tre.

Gazetari Ervis Kuçi raporton për “BalkanWeb” se Fisnkik Murataj dhe Naza Aham, nga Rodezi, një qytet i vogël në jug të Francës ishin të fejuar dhe bashkëjetonin në Greqi. Ata udhëtuan drejt vendlindjes së Fisnikut për t’ju bashkuar gëzimit të familjes, ndërsa bashkë me Agustin Murataj, i cili qendronte ne sediljen e pasme të mjetit, po ktheheshin për të pushuar pas dasmës dhe me pas me shumë gjasa do të ktheheshin në Greqi, ku jetonin dhe punonin.

Paraprakisht dyshohet se mjeti ka dalë jashtë rruge si pasojë e shpejtësisë së lartë, megjithatë po hetohet për të zbuluar detaje të tjera për rrethanat.

E reja ka postuar në Facebook-un e saj edhe një foto të mjetit me targa greke me te cilin udhëtonin të rinjtë, i cili me sa duket ka qënë në pronësi të saj.
suzukii
NGJARJA
Aksidenti tragjik me 3 jetë të humbura u shënua mëngjesin e sotëm rreth orës 08:10 në aksin Levan-Tepelenë, ku 2 kushërinjtë Fisnik e Agustin Murataj si dhe një shtetase franceze Naza Aham, e fejuara e Fisnikut, ktheheshin nga dasma e vëllait të ketij te fundit. Automjeti tip “Suzuki” me targa greke IHZ 1755 që drejtohej nga Fisnik Murataj përfundoi në një kanal në anë të rrugës pranë fshatit Varibop, dhe fatkeqësisht 3 të rinjtë u mbytën në ujërat e tij.
Ishin banorët e zonës ata që panë në mëngjes mjetin i cili besohet se kishte qëndruar ne kanal për disa orë. Trupat e dy kusherinjve u gjeten brenda automjetit, ndersa jashët tij, ne ujerat e kanalit u gjet trupi i 34 vjecares franceze.
cifti
INFORMACION PARAPRAK
Në datën 09.04.2018, rreth orës 08:10, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në fshatin Varibop, në kanalin me ujë në anë të rrugës është gjetur i rrëzuar një mjet tip “Suzuki” me targa IHZ 1755.

Për pasojë janë mbytur shtetasit F.M, 32 vjeç; A.M, 30 vjeç si dhe shtetasja N.A, 34 vjeçe.

Paraprakisht dyshohet se mjeti ka dalë jashtë rruge gjatë natës.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb