Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka mbledhur këtë të premte krerët e PS  në rrethe, deputetët si dhe kryebashkiakët e qyteteve të veriut. Gazetari i “BalkanWeb”, Ergys Gjençaj thekson se qëllimi i këtij takimi lidhte me riorganizimin e brendshëm në selinë rozë.

Takimi i shefit të qeverisë vjen dy ditë pas debateve të forta që  ndodhën në mbledhjen e PS-në në qytetin e Shkodrës. Partia Socialiste, dega Shkodër, pas ankesave dhe përplasjeve të shumta mes anëtareve për katapultimin e personave jashtë partisë ka vendosur të shkrijë të gjithë strukturat e saj.

Sekretari organizativ i PS, Arben Pëllumbi, që njëkohësisht është edhe koordinator për degën e Shkodrës teksa foli pas takimit që u mbajt me dyer të mbyllura pranoi se ka pasur debate mes anëtarëve.  Mbledhja e shefit të qeverisë vijon prej minutash, ndërsa gazetari Gjençaj pohoi se një pikë tjetër që pritet të diskutohet mes Ramës dhe të pranishmëve, janë edhe drejtorët rajonalë të këtij qarku,  të cilët u shkarkuan pas performancës së dobët.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: