Luanët e kopshtit zoologjik, fotot e të cilëve bënë xhiron e botës disa javë më parë, janë nisur sot drejt Holandës.

Pasi u morën nga një kopsht zoologjik privat në Fier, ata u transferuan në kopshtin zoologjik të kryeqytetit, ndërsa gjatë të martës, u transferuan për në Holandë.

Ishin mediat e huaja ato që ngritën zërin për kushtet mizore në të cilat jetonin luanët në një kopsht privat zoologjik në qytetin e Fierit.

Pas bërjes publike të lajmit, luanët u zhvendosën drejt kopshtit zoologjik të Tiranës, derisa të përfundonin proceduarat për largimin e tyre nga vendi.

Zhaku (12 vjeç) dhe djemt e tij Boby dhe Lenci (8 vjeç) sot janë nisur drejt Holandes.

Luanët do të dërgohen në qendrën e “Four Paws”, në Holandë dhe sapo të rimarrin veten mjaftueshëm, ata do të shkojnë në bazën në Lionsrock në Afrikën e Jugut, ku do të kenë me shumë hapësirë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb