MAQEDONI E VERIUT


Pas dorëheqjes së një dite më parë të kryeprokurores Speciale Katica Janeva, Komisioni Evropian kërkon që hetimet mbi materialet e përgjuara ilegale të vazhdojnë.


Sipas KE-së, është e rëndësishme që të gjithë partitë politike parlamentare të vazhdojnë të punojnë për gjetjen e një zgjidhje të qëndrueshme për Prokurorinë Speciale Publike.


“BE-ja kujton se është e rëndësishme të vazhdohet me rregullimin e llogaridhënies për krimet të cilat janë të lidhura me materialet e përgjuara ilegale.” – thuhet në komunikatën e KE-së.