TIRANE-Pas dorëheqjes së kreut të Shërbimit Informativ Shtetëror Visho Ajazi Lika dhe emërimit të kreut të ri, ky institucion ka kërkuar të blejë 19 makina të reja.
Tenderi për blerjen e këtyre makinave është i hapur dhe është publikuar në faqen online të Agjencisë të Prokurimeve Publike. Data e hapjes së këtij tenderi është 30 tetori i vitit 2017 dhe mbyllja është 22 nëntori 2017.
Fondi limit për këtë tender është 23,750,000.00 Lekë. Kujtojmë se sot është emëruar kreu i ri i SHISH, Helidon Bendo.
(d.d/BalkanWeb)
