SHBA

Kanye West dhe Bianca Censori janë drejt divorcit. Sipas TMZ, çifti ka hasur një pengesë të fortë në martesën thuajse  2-vjeçare.

Burime të shumta kanë deklaruar se ata janë ndarë disa javë më parë dhe Bianca është kthyer në Australi për të kaluar kohë me familjen e saj.

Nuk dihet ende diçka konkrete se çfarë e parapriu ndarjen apo se cili prej tyre vendosi t’i jepte fund marrëdhënies. Ye u ka thënë njerëzve të afërt se po planifikon të jetojë në Tokio dhe të divorcohet nga Bianca.

Reperi është parë disa herë duke fluturuar vetëm drejt kryeqytetit japonez. TMZ ka raportuar më parë se reperi ka darkuar vetëm. Në fund të shtatorit, ai ndoqi një ngjarje sportive dhe sërish Bianca nuk dukej gjëkundi, diçka e pazakontë kjo për dyshen e pandarë.

Hera e fundit kur ata u fotografuan bashkë ishte 20 shtatori kur Bianca u pa me veshjet e saj karakteristike të ekspozuara ndërsa bënin blerje.

Epo duket se Kanye do të nisë procedurat e divorcit të dytë!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb