Pas Egli Takos, e cila është banorja e parë që hyri në shtëpinë e BB VIP4, banori i dytë që kaloi pragun e shtëpisë ku do të zhvillohet spektakli ishte G-Bani.
Pak përpara se të hynte në BB VIP, ai realizoi performancën me këngën virale me Anxhela Peristerin. Pas kësaj moderatori Ledion Liço e prezantoi, jo si këngëtar, por banorin më të ri.
Ols Abazi është banori tjetër i BBVIP4. “Emocioni brenda është ndryshe, pavarësisht se emocione ky spektakël të krijon edhe kur e sheh nga jashtë”, tha Abazi.