TIRANE

Pas një televotimi të fortë kokë me kokë me Drilonin, Gjesti është eliminuar nga gara e Big Brother VIP Kosova 3. Ai ka lënë përgjysmë mundësinë për të fituar çmimin e madh prej 160 mijë eurosh.

Pas daljes, Gjesti shprehu lumturi dhe tha se Drilon Rama e meriton fitoren.

Në këtë moment, reagoi edhe fituesi i edicionit të parë, Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi, i cili shprehu pakënaqësi për mënyrën se si po zhvillohet spektakli.

  • foto galeri
  • foto galeri

“Më besoni që nuk shikohet më Big-u në Kosovë. Respekt, ama nuk shihet më.”- tha reperi.

Stresi nuk nguroi të kritikohej më tej, duke shtuar në një postim në Instagram me fotografinë e Gjestit: “Pabesia është e pashpjegueshme, thjesht të vjen edhe humb.”

Ndërkohë, mësohet se finalja e Big Brother VIP Kosova 3 do të mbahet më 24 janar, ku do të zbulohen fituesit e këtij edicioni të përfolur.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb