VJENË– Lideri konservator, Sebastian Kurz, 31 vjeç, fitoi zgjedhjet legjislative austriake, duke shkaktuar një rikthim të mundshëm të së djathtës në drejtim të vendit, ndoshta me një aleancë me ekstremin e djathtë që ka realizuar një prej rezultateve të tij më të mirë.

Kurz, që shkaktoi këto zgjedhje të parakohshme, i jep fund dhjetë viteve koalicion të madh me socialdemokratët të kancelarit, Christian Kern, ka të gjitha shancet në dorë për t’u bërë drejtuesi më i ri evropian.

Partia e tij Kristiandemokrate (OVP) ka arritur deri tani 31,7 për qind të votave, duke dalë para SPO-së të Kern që ka arritur 26,9 për qind të votave, sipas rezultateve paraprake të publikuara nga televizioni publik ORF, ndërsa formacioni i eksremit të djathtë FPO ka arritur në vend të tretë me 26 për qind të votave.

Nëse Kurz nuk ka përjashtuar asnjë opasion, një koalicion me FPO-në konsiderohet si hipoteza më e mundshme.

“Do të zhvilloj bisedime me të gjitha palët. Dua partënerë për të bërë ndryshime”, deklaroi ai të dielën.

“Ju premtoj se do të luftojë për një ndryshim të madh të këtij vendi. Ka ardhur koha të krijojmë një stil të ri politik dhe një kulturë të re në Austri”, theksoi Kurz/

Në vitin 2000, ardhja në pushtet e FPO-së, në koalicion me konservatorët, shkaktoi zemërimin e evropianëve dhe sanksione nga Bashkimi Evropian kundër Vienës.

Vendosmëri mbi emigarcionin
Aleanca mes Ksristinademoraktëve dhe ekstremit të djathë mund të thyejë linjën deri tani shumë eurofile të vendin, ndërkohë që FPO-ja mbështet një afrim me grupin e Vishegradit, që përfshin vende si Polonia dhe Hungaria që kanë rritur kundërvëninën ndaj Brukselit.

Një Austri e pasur por e pasigurt nga kriza migratore, Kurz ka prezantuar një imazh moderniteti dhe një diskur vendosmërie përballë imaigracionit.

Ministër i Punëve të Jashtme që prej vitit 2013, ai u bë në vjeshtë të vitit 2015 një prej liderëve të parë në evropë që kritikoi politikën e pritjes së kancelares gjermane, Angela Merkel dhe mburret se ka arritur mbylljen e rrugës së Ballkanit.

Më pas ai e ka forcuar edhe më shumë linjën, duke kërkuar një reduktim të ndihmave sociale për të huajt, në atë pikë që FPO-ja e ka akuzuar se i ka vjedhur programin.

I gjatë, me kostum të rregullt dhe flokë të shkëlqyeshëm, konservatori i ri shkaktoi shumë sensacion kur erdhi në krye të partisë së tij që ishte në mes të përçarjes.

Nëse arrin të krijojë një koalicion, ai do të bëhet kryetari më i ri në Evropë, duke ia kaluar kryeministrit irlandez Leo Varadkar (38 vjeç) dhe presidentit francez Emmanuel Macron (39 vjeç)./ /G.S/
/AFP- Nga Philippe Schwab dhe Sophie Makris/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb