Stefano Pioli, trajneri i Fiorentinës, ka vepruar njëjtë si Cristiano Biraghi duke bërë një tatuazh në nder të Davide Astorit, kapitenit që vdiq më 4 mars për shkak të një ataku kardiak.

Këtë javë, shoku i ekipit Briaghi përdori mediat sociale për të treguar tatuazhin në kujtim të Astori-t.

Tani edhe trajneri Pioli ka vendosur të nderojë lojtarin e tij duke e stampuar përjetësisht në lëkurën e tij dhe e konfirmoi në Instagram në një studio tatuazhi në Firence.

Shumë lojtarë dhe madje pjesëtarë të stafit teknik pritet ta ndjekin.

Ky është një fakt që tregon shumë, pasi Astori nuk ishte thjesht një futbollist dhe një kapiten, por edhe një shok për të gjithë pjesëtarët e ekipit.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb