TIRANË

Pas humbjes turpëruese 0-4 në sfidën e Ligës së Kombeve me Skocinë në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër, kapiteni i Kombëtares, Mërgim Mavraj së bashku me trajnerin Christian Panucci kanë dalë në një konference  për mediat.

Kapiteni Mavraj, i cili la vetëm skuadrën në minutën e 22’ të takimit pas ndëshkimit me karton të kuq pas një gjesti antisportiv, nuk ka ngurruar të kërkojë falje dhe njëherësh të japë fjalën për një kthesë në miqësoren me Uellsin.

“Të gjithë kemi përgjegjësi për situatën ku ndodhemiI kam kërkuar falje ekipit për kartonin e kuq. Presim kthesën në miqësoren ndaj Uellsit”, tha Mavaraj.

Nga ana tjetër,  timonieri i Kuqezinjve teksa është pyetur për të ardhmen, ai ka deklaruar se kjo pyetje duhet t’i drejtohet kreut të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Dukës.

“Duhet të pyesni Dukën për të ardhmen time si trajner. Jam papërgjegjësi kryesor për situatën në Kombëtare. Me grupin e plotë mund të shkojmë në Europian”, tha Panucci.

Mes tjerash, kapiteni ka deklaruar se brenda në Kombëtare nuk ekziston asnjë egoizëm, duke rikujtuar se faktorët e jashtëm nuk ndikojnë në punë e tyre. Ai komentoi edhe fjalët, të cilat e shohin trajnerin Panucci jashtë drejtimit të Kombëtares.

“Më dhemb shpirti kur dëgjoj fjalët për largimin e trajnerit. Nuk është përgjegjësia e trajnerit, ajo që ka ndodhur. Nuk ka asnjë egoizëm brenda Kombëtares, faktorët e jashtëm nuk na ndikojnë aspak”, tha ai.

Timonieri i Kombëtares shqiptare mes tjerash theksoi faktin se ndihet i lumtur në drejtimin e ekipit kombëtar, duke kujtuar se ka një kontratë deri në vitin 2019.

“Ekipit Kombëtar i mungojnë 6-7 lojtarë, askujt s’i intereson.  Nuk jam idiot, duhet të ndryshojmë. Jam shumë i lumtur që jam pjesë e Shqipërisë. Kam një kontratë deri në vitin 2019, unë  nuk dorëzohem”,  shtoi Panuçi.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: