Lamin Jamal dhe familja e tij kanë marrë një vendim drastik. Dhe kjo do të thotë se ata kanë vendosur të largohen nga lagja problematike e Rokafondas për të nisur një jetë të re në “Sant Joan Despi”, pranë qendrës sportive të Barcelonës dhe ku lojtari spanjoll kalon pjesën më të madhe të kohës.

Futbollisti 17- vjeçar që prej kësaj vere është bërë i pavarur dhe ka filluar të jetojë në një apartament shumë pranë fushës ku stërvitet Barça. Muajt e fundit Jamal ka kaluar në një dimension tjetër. Ai nuk është më lojtari i ri premtues nga “La Masía”. Ai tani është një nga lojtarët më të rëndësishëm në Barcelonë.

Në moshën 17- vjeçare, futbollisti i lindur në Mataro është një idhull për tifozët e Barcelonës, ata spanjollë dhe jo vetëm. Por sulmuesit dhe familjes së tij i kanë ndodhur edhe gjëra të pakëndshme.

Më 14 gusht, babai i lojtarit, Munir Nasraui, u godit me thikë gjatë natës në lagjen Rokafonda, vendi ku jetonte familja e sulmuesit. Ky ishte momenti kur kupa është derdhur. Lamin Jamal, sipas gazetës “Sport”, sapo ka marrë apartamentin në Sant Joan Despi, ka tërhequr dhe familjen e tij.

Në këtë mënyrë, futbollisti i ri spanjoll është larguar nga ambientet e akademisë së klubit, ku jetonte vitet e fundit, për të pasur shtëpinë e tij. Sigurisht, me mbikëqyrjen e prindërve, pasi ai është ende i mitur.

Në këtë mënyrë, Lamin Jamal dhe familja e tij janë larguar nga lagja Rokafonda pas incidentit që mund t’i kishte kushtuar jetën babait të tij. Jamal është mburrur gjithmonë me Mataron në secilën nga deklaratat e tij publike, por është koha për të filluar një jetë të re në një shtëpi të re dhe më të sigurt.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: