Lauren Sanchez, personazhi i njohur televiziv dhe e dashura e themeluesit të Amazon Jeff Bezos, ka kërkuar divorcin.
Sanchez dhe talent scout Patrick Whitesell, bashkëshorti i saj prej 14 vitesh, të premten, të dy, kanë depozituar dokumentet për t’i dhënë rrugë ndarjes së tyre. Të dy do të kërkojnë kujdestarinë e fëmijëve.

Ndërsa marrëveshja e divorcit mes Jeff Bezos dhe ish bashkëshortes së tij MacKenzie është firmosur të enjten.
Cifti miliarder kishte njoftuar që po divorcohej që në janar, pak para se National Enquirer të zbulonte që manjati dhe ylli televiziv kishte një lidhje jashtëmartesore.

Bezos ka akuzuar revistën që e ka kërcënuar me publikimin e fotove të tij kompromentuese dhe të mesazheve private intime me të fejuarën e re.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb