Revolucioni bardheblu fillon të marrë formë të plotë. Pas deklaratës të Ardian Memës në News24: “Se ka marrë premtimin nga presidenti Halili se ky do të jetë një sezon ndryshe, me afrime cilësore dhe me një objektiv ndryshe, pse jo titulli kampion”, stafi drejtues i klubit bardheblu vijon të jetë shumë aktiv në merkato.


  • foto galeri
  • foto galeri

Pas bënë “dopjetë” brenda ditës duke afruar në kryeqytet dy lojtarë ekspert dhe me shumë klas të Superligës, si Kale dhe Torasa, 24 herë kampionët e vendit kanë bëre zyrtar edhe afrimin e tretë në merkato, bëhet fjalë për Idriz Bathën.


  • foto galeri
  • foto galeri

Mesfushori ishte pjesë e Flamurtarit këtë sezon, ndërsa në të shkuarën ka mbajtur vesh edhe fanellën e Partizanit, madje ishte dhe idhull i tifozerisë së kuqe. Batha ka firmosur një kontratë 1-vjeçare me opsionin për të vazhduar sërish në sezonin pasardhës.


  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Batha vjen si një përforcim shume i rëndësishëm për mesfushën bardheblu. Ish futbollisti i Flamurtarit pas firmës në kontrate është prezantuar ne ambientet e stadiumit “Selman Stermasi”.
(BalkanWeb)

Etiketa: