BULQIZË

Policia e Bulqizës ka vënë në pranga një 42-vjeçar i cili akuzohet për kanosjen e dy personave, një prej të cilëve pas kërcënimeve vrau veten.

Sipas të dhënave zyrtare nga Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, në orët e para të mëngjesit është kapur dhe ndaluar në qytetin e Bulqizës, shtetasi B.O., 42 vjeç, banues në Laç.
Ky shtetas më datë 24.04.2018, në fshatin Mishter, Klos ka kanosur me armë shtetasin A.H. (i cili në 2018 ka vrarë veten).

Në ngarkim të këtij shtetasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat ka vendosur si masë sigurimi “Arrest në burg”, për veprat penale të “Mbajtja pa leje e armëve luftarake” dhe “Kanosja”.

Gjithashtu po në ngarkim të këtij shtetasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin, ka vendosur si masë sigurimi “Arrest në burg”, për të njëjtat vepra penale, pasi më datë 03.08.2019, në aksin rrugor Milot-Laç, ka kanosur me armë një shtetas, duke i dëmtuar gomat e automjetit. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë Dibër veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb