TIRANE

Mbrëmjen e së shtunës u mbajt finalja e edicionit 21 të “Këngës Magjike”. Fituese u shpall Eneda Tarifa me këngën “Ma zgjat dorën”. Në momentin kur ajo mori trofeun në duar, i gjithë publiku nisi të brohoriste zërin e Fifit, e cila fitoi vendin e dytë por ishte më e votuara e publikut.

Eneda e thirri Fifin afër vetës dhe e përgëzoi për këngën. Madje propozoi që ta ndanin bashkë kupën e fitores. Mirëpo menjëherë pas festivalit diçka ka ndodhur në raportin e tyre. Ato të dyja nuk ndiqen më në “Instagram´´ dhe kanë nisur aludimet se marrëdhënia mes tyre është prishur. Ndëresa te ‘E diela shqiptare’, mes tyre u vu re një debat me fjalë dhe mesazhe të nënkuptuara.

Biseda:

Fifi: “Dua të flas edhe një fjalë para se të këndojë Eneda këngën, që unë e dua dhe e kam dashur më shumë prej të gjitha këngëve të festivalit. Unë mendoj se ne si artistë, edhe festivali ‘Kënga Magjike’ vet është një festival që bëhet për publikun. Ne si artistë, kur i prodhojmë këngët, i prodhojmë për publikun. Mendoj që nesër, në fund të ditës, unë dua të ha bukë prej asaj këngës. Unë dua të kem koncerte. Të gjithë duhet të ketë këtë synim; të kemi koncerte, të kemi një reagim”- shkruan Anabel.

Eneda Tarifa: “Tani, të themi të drejtën, se kemi edhe Rovena Dilon këtu, o ha bukë Rovena Dilo me këngën që ka sjellë në ‘Këngën Magjike’, o nuk hamë unë dhe ti (që kemi) këngë me të qara, me të vuajtura. Këngët balada prekin njerëzit dhe Fifi ka prekur, të gjithë ata që kanë pasur balada, edhe unë kam prekur, prandaj jam sot këtu.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb