TIRANË

Një ditë pas kompletimit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, sot është krijuar Këshilli i Lartë Gjyqësor. “BalkanWeb” mëson se u zgjodhën 6 anëtarët e KLGJ. Bëhet fjalë për Dritan Hallunajn, Brunilda Kadin dhe Marcela Shehun, Medi Bicin, Brikena Ukperaj, Ilir Toska nga Gjykata e Apelit Tiranë.

Ashtu si në KLP, edhe sot në garë ishin 10 gjyqtarë, të cilët sfiduan njëri-tjetrin për gjashtë vende në këtë institucion.

Gazetarja Koldjana Lala raportoi më herët për “BalkanWeb” se në procesin e zgjedhjes së gjykatësve ishin të pranishëm edhe nga përfaqësia e trupit diplomatik në Shqipëri.

Ngritja e këtyre dy institucioneve i hap rrugë krijimit të SPAK, institucion ky i cili do të ketë si detyrë të hetojë korrupsionin në nivele të larta drejtuese, ndërsa të frikësuarit më të mëdhenj janë politikanët shqiptarë.

“Gjykatësit janë mbledhur për të votuar ato që njihet si qeveria e tyre, Këshilli i Lartë Gjyqësor. Dhjetë kandidatë janë në garë për 6 anëtarë. Krijimit të SPAK-ut i frikësohet më shumë politika shqiptare. Pritet që sot të jenë të pranishëm edhe përfaqësi diplomatike”, tha Lala.
(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: