TIRANE

Pas vizitës së tij në Kosovë, komisioneri Johanes Hahn do të ndalet në kryeqytet, ku do të takohet me kryeministrin Edi Rama.

Lajmi është bërë i ditur nga ambasadori i BE-së Luigi Soreca përmes një postimi në ‘Twitter’.

Sipas Sorecës takimi mes kryeministrit Rama dhe Hahn do të jetë për vlerësimin e reformave që do të ndiqen në vazhdim. Ndërkohë, pritet që Hahn të mbërrijë në Tiranë mbrëmjen e sotme.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: