TIRANË

Presidenti i Republikës, Ilir Meta pasi mbylli pushimet në Kosovë ka vijuar me eksplorimet e vendeve piktoreske edhe në vendin tonë.


Me një shënim në “Facebook”, Kreu i Shtetit ka shijuar bukuritë e maleve midis Bizës dhe Martaneshit, aty ku ndodhet edhe monumenti i kulturës i njohur ndryshe si “Shpella e Valit”.


Postimi i Ilir Metës:

Në një peizazh të bukur malor, midis Bizës dhe Martaneshit, ndodhen disa monumente natyrore, siç është edhe shpella e Valit. Kënaqësi të takoja eksploratorë të huaj dhe vendas të shpellave, të cilët ashtu si edhe unë, ishin mrekulluar nga ky atraksion turistik.🇦🇱


  • foto galeri
  • foto galeri

(n.m/BalkanWeb)