TIRANË

Një natë e gjatë përpara për Partinë Demokratike, teksa në 24:00 mbaron dhe afati për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputetë. Gazetari Osman Stafa duke iu referuar burimeve, raportoi për “BalkanWeb” se pas mbledhjes me Kryesinë në orën 20:00, shefi i opozitës Lulzim Basha pritet të mbledhë edhe Këshillin Kombëtar. Mbledhja është parashikuar në orën 22:00.

Ndërkohë një tjetër vendim brenda PD, ku ish-deputeti Xhemal Gjunkshi është vendosur në postin e koordinatorit për sigurinë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: