TIRANE

Pas kthimit nga Turqia, ku iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale në gishtat të cilat i plagosi me kapsolle gjatë protestës, kryeministri Edi Rama ka pritur në zyrën e tij efektiven Ina Nuka.

Rama tha se Ina u kthye në Tiranë pas një operacioni të vështirë, por të suksesshëm dhe do të vazhdojë të shërbejë me edhe më shumë pasion e vendosmëri, në radhët e Policisë së Shtetit.

Gjithashtu kryeministri Rama u shpreh se vetë presidenti i Turqisë ishte kujdesuar që operacioni të shkonte me sukses, ndërsa i dha lajmin efektives se do të ketë edhe një shpërblim financiar nga qeveria.

Biseda e plotë:

Rama: Si je mirë?

Ina Nuka: Mire faleminderit

Rama: Më thanë me sukses ë?

Ina Nuka: Po, me shumë sukses. Nuk e di nëse jeni informuar për atë që tha mjeku. Për ata ishte shume  e papritur dhe zhvillimi që ndodhi pas operacionit dhe rrinin në vëzhgim.

Rama: Nga informacionet që mora unë është bërë impianti dhe është gjithçka ka shkuar sipas parashikimeve. Sa kohë duhet tani të rehabilitohet?

Ina Nuka: Brenda 6 muajsh do kesh ndjeshmëri tek gishti që është implanti, ndërsa tek këto të tjerët do kem heqjen e penjëve se është deri lart e qepur. Më pas do merrem me fizioterapinë për lëvizshmërinë deri sa të marrë dora funksionin e plotë.

Rama: Pastaj dalim për basketboll

Ina Nuka: Po, po gati

Rama: Prindërit si janë?

Ina Nuka: Mirë faleminderit. Ju sjellin falënderime nga të gjithë. Nuk gjej fjalët për të shprehur mirënjohjen.

Rama: E kemi për detyrë. Unë fola dhe me ministrin dhe ne do bëjmë një vendim qeverie për të dhënë një mbështetje financiare dhe morale që të kesh ndjesinë e solidaritetit dhe të rikuperohesh dhe më pas të ri integrohesh. Besoj do fillosh pak nga pak dhe punën. Në një detyrë më të lehtë në fillim më pas të shohim.

Ministri Sandër Lleshaj: E treguar veten që mund të përballojë sfidë pak më lart. Kjo është pak a shumë ideja edhe e drejtuesve të policisë.

Rama: Do marrësh një cokollatë?

Ina Nuka: Faleminderit.

Rama: Stërvitjen e ke vazhduar?

Ina Nuka: Kjo është edhe pyetja që iu bëra se ku mund të filloj stërvitjen, por kam edhe këmbën dhe pjesën e legenit. Ai tha se duhet të marr veten plotësisht. Është pak problem ajo pjesa që do shkëputem pak nga stërvitja.

Rama: Sa ditë t’u bënë në spital?

Ina Nuka: 1 muaj

Ministri Sandër Lleshaj: Është vepër arti ajo që kanë bërë me implantin. Është hera e parë që mjekët tentojnë të bëjnë diçka të tillë dhe është thuajse eksperiment.

Rama: Në fakt është kujdesur presidenti Erdogan atje dhe ata praktikisht ishin shumë të shqetësuar sepse ne folëm bashkë pa ditur gjë ata. Por kur morën të gjitha të dhënat dhe panë njërin gisht të shkatërruar ata u futën në panik dhe faktikisht u ra optimizimi. Mjekët patën edhe shtysën nga ne dhe nga Erdogan se duhet patjetër që vajza të dalë mirë.

Ministri Sandër Lleshaj: Është kryevepër të mendosh se c ‘mund të kishte ndodhur dhe ku ka mbërritur puna sot.

Rama: Unë doja të vija kur erdha në Turqi, por unë takimin e bëra në Stamboll me Erdogan dhe nuk e dija që ti je në Ankara. Ishte e pamundur për shkak të kohës së shkurtër.

Ina Nuka: Faleminderit. Ndoshta nuk mund ta kisha fare se unë kur shkova u futa direkt në sallën e operacionit dhe më ka thënë më pas që nëse do vonohej qoftë edhe dy orë mund të pritej dora, pasi masa ekplozive kishte filluar të infektohej. Nuk e di si mund tua shpreh mirënjohjen.

Rama: Çfarë nuk të vret të forcon thotë një shprehje.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb