Pas njoftimit për beben që pret nga një nënë (surrogate) Kim Kardashian, konfirmimi i shtatzënisë të motrës Kylie, tani edhe Khloe del zbuluar. Ajo dhe basketbollisti Tristan Thomson presin fëmijën e tyre të parë dhe sipas disa burimeve pranë çiftit thuhet që të dy janë shumë të ekzaltuar.

Në pak muaj familja e madhe Kardashain do të shtohet me ardhjen në jetë të tre bebeve. Kim në pritje të fëmijës së tretë nga nënë surrogate, mund ta shtrëngojë krijesën e saj në mes të fundit të 2017 ose në fillim të 2018, ndërsa për motrat Kylie dhe Khloe ka edhe pak kohë.
Lajmi për shtatzëninë e Khloe, konfirmohet nga TMZ, e cila zbulon që 33 vjeçarja është në muajin e katërt. Nëse për të bëhet fjalë për fëmijën e parë, i dashuri i saj është tashmë baba i një djali, Prince Oliver, i lindur nga lidhja me Jordan Craig në 2006.
Khloe dhe Tristan janë bashkë që prej një viti, pas divorcit të Kardashian nga Lamar Odom, me të cilin ka qenë e lidhur që nga 2009 deri në 2016. Modelja ndjehet më në fund e lumtur dhe e realizuar pranë burrit që dashuron dhe që i ka kthyer qetësinë.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: