TIRANE– Kryetarja e bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi ka reaguar sërish, pas lajmit të qarkulluar në portale se ajo është ndaluar nga policia për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Përmes një statusi në Facebook, Voltana Ademi thotë se nuk është ndaluar nga policia, pasi makina e saj ishte në oborrin e bashkisë. Ajo shigjeton edhe policinë, për të cilën thotë se më shumë ua veshtirësojnë lëvizjen qytetarëve se sa u shërbejnë atyre.

Statusi i Voltana Ademit:

Sërish propaganda prodhon fake news.
Paraditen e kësaj të shtune ndërsa isha nisur për në zyrën time në Bashkinë e Shkodrës, në krye të detyrës për tu shërbyer qytetarëve, u përballa me një situatë të paprecendent në qytetin e Shkodrës.
Një qytet tërësisht i bllokuar nga policia në akset ku mund të lëvizin automjetet. Qytet i mbushur me patrulla policie, që më shumë ua veshtirësojnë lëvizjen qytetarëve se sa i orientojnë apo u shërbejnë atyre.
Në këtë aksion alla-komunist, ku u futet frika qytetarëve, u përballa vetë me policinë rrugore.
NUK JAM NDALUAR nga Policia Rrugore, sepse makina ime ishte në oborrin e Bashkisë së Shkodrës, por kam preferuar të komunikoj vetë me ta drejtpërdrejt pas situatës që pashë në rrugët e qytetit tim.
Nuk mund të pranoj që të paralizohet tërësisht qarkullimi dhe jeta e qytetareve nga pseudo post-blloqe të policisë.
Një polici selektive ndaj qytetarëve që nuk sheh parkimet dyshe në çdo rrugë apo në rrugët që janë destinuara për biçikleta. Një polici e verbër përballë automjeteve që për vite me radhë kanë bllokuar qarkullimin duke u lënë aty për shitje.
Pra nuk është ndaluar kryetarja e bashkisë, sepse unë isha në oborrin e Bashkisë së Shkodrës, por situata e rrugëve në qytet është e papranueshme e kjo është krijuar nga policia rrugore.
Nisur nga kjo komunikova vetë drejtpërdrejt jo vetëm me efektivët rrugore por edhe me drejtuesit e tyre që më siguruan që do të marrin masa.
E këtu është një pikë ku unë bie dakort: të merren masa për tu shërbyer qytetarëve e jo për të “shitur” fake news.
(Më poshtë po iu ilustroj përmes fotove situatën në rrugët e qytetit të Shkodrës).

23376088_1986593371588380_4105029370130999626_n

23319190_1986593398255044_5952618571566607660_n

23517889_1986593431588374_9200473308662112014_n

23376561_1986593518255032_3396709293123078088_n

23472882_1986593561588361_9113127856777620207_n

23435130_1986593564921694_2863973878418356821_n

23379836_1986593594921691_4708448792343942488_n

23519272_1986593641588353_2365879120638290092_n

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: