Presidenca ka reaguar përmes zëdhënësit Tedi Blushi lidhur me shkrimet e publikuara në media, në të cilat pretendohet se pas fake neës që qarkulloi për një tërmet tjetër të fortë që do të godiste vendin, fshihet Presidenti Meta.

Përmes një postimi në facebook, zëdhënësi i Presidentit të Republikës sqaron se i vetmi “portal” i Presidentit Meta është www.president.al.

“Një sqarim për “idiotët e dobishëm” dhe të padobishëm: I vetmi “portal” i Presidentit Meta është www.president.al. Madje as këtë “portal” nuk e financon ai.
Ky sqarim nuk vlen për këdo që shkrimeve të tutorit të radhës i ve emrin e vet sipër, për të ngrënë përsheshin e radhës.” shkruan zëdhënësi i presidentit në Facebook.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb