TIRANE – Klajdi Musabelliu u zhvendos disa muaj më parë drejt Italisë. Gjithsesi vëmendja e publikut shqiptar nuk është larguar prej tij. Përpara 3 muajsh, Klajdi tregoi në një intervistë se punonte si PR në një resort, por siç duket e ka lënë atë punë.

Tashmë këngëtari është kthyer tek pasioni i tij më i madh, muzika. Vetë Musabelliu ka publikuar disa video teksa këndon në një bar në Itali. Kujtojmë se Klajdi ka qenë pjesën e festivaleve më të rëndësishëm në Shqipëri dhe kohë më parë ka deklaruar se çdo këngë e tij është dedikim.

https://www.facebook.com/klajdi.musabelliu/videos/pcb.10156131951646725/10156131950326725/?type=3&theater

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb