Joao Pereira do të jetë trajneri i ri i Sportingut të Lisbonës. Kampionët portugezë nuk humbasin kohë teksa pas largimit të Ruben Amorim drejt Manchester United, kanë gjetur menjëherë zëvendësuesin e tij.
40 vjeçari ka qenë ish futbollist i kësaj skuadre, si dhe ka zhvilluar 40 ndeshje edhe në ekipin përfaqësues portugez. Kjo do të jetë eksperienca e parë në drejtimin e një skuadre të pare, duke qenë se deri më tani ai ka qenë në drejtimin e skuadrës së Sporting të Lisbonës B si dhe të ekipit të U-23 vjeçarëve.