TIRANE – Publikimi i letrës që një qytetar i kishte drejtuar kapitenit të kombëtares së futbollit, Lorik Cana, ku i kërkonte 8-9 mijë euro për t’i blerë një karrocë invaliditeti vajzës së tij, një qytetar nga Zvicra ka mundësuar karrocën për 11-vjeçaren Sibora.

Gazetari Dëfrim Methasani ka publikuar në profilin e tij në rrjetin social “Facebook” foto të karrocës që do t’i vijë në ndihmë Siborës së vogël.

“Ndjehem shumë i lumtur që pas një postimi që vajza ime Blera bëri për zotin Isuf Shehu dhe vajzën e tij me poliomelit Siborën 11-vjeçare, vjen ndihma konkrete. Arian Galdini, më dërgon edhe foton që një miku i tij në Zvicër ka munduar t’ja bëjë dhuratë këtyre fatkeqeve, ndaj dua ta falënderoj dhe shpreh mirënjohjen time. Unë që nga ajo ditë se kam takuar dhe nuk kam adresë të saktë të tij, ndaj nëse dikush e njeh Isuf Shehun në Tiranë, nga shoqata e paraplegjikëve, ose nga njohje tjetër, mund të kontaktoj me mua në fb”,- shkruan Dëfrim Methasani në “Faecbook”.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: