ANKARA

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Turqia kanë arritur një marrëveshje për të pezulluar operacionin e Ankarasë në veri të Sirisë për 5 ditë-netë.  Armëpushimi po përdoret për të lejuar forcat kurdë të tërhiqen në një zonë të caktuar të sigurt.

Ky lajm vjen pas takimit të gjatë mes Mike Pence dhe presidentit turk, Erdogan ditën e sotme. Gjithashtu, presidenti amerikan Donald Trump i kishte dërguar një letër Erdoganit, ku i thoshte se nuk duhet ta zhgënjejë botën me vendimet e tij, shkruajnë mediat e huaja.

  • foto galeri

Pas lajmit të armëpushimit, Trump ka shkruar në “Twitter”: “Lajm i shkëlyer nga Turqia. Konferenca për shtyp do të shtyhet. Faleminderit Erdogan. U shopëtuan miliona jetë njerëzish”, shkruan Trump.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb