TIRANE – Delinda Zhupa është shfaqur në spektaklin më të madh të humorit me personazhe të ndryshme. Më i spikaturi ka qenë ai i drejtoreshës së dikurshme të Tatimeve, i ndjekur nga ai i gruas së çiftit të famshëm.

Ndërsa këtë sezon të “Portokalli” aktorja ka ardhur me një karakter të ri. E ftuar në “Pop Culture” aktorja ka folur për jetën e saj dhe sa ka ndryshuar ajo me ardhjen në jetë të djalit të saj.

Lidhja me Eldon, bashkëjetesa dhe më vonë edhe lindja e djalit erdhën në një kohë relativisht të shpejtë, por çifti nuk i kanë lënë mënjanë planet për të bërë dasmë. Prej kohësh, Delinda dhe Eldo kanë menduar që të organizojnë një ceremoni për veten e tyre dhe për miqtë e ngushtë.

Lindja e djalit, Desantinit i la mënjanë planet e çiftit për martesë. Zyrtarisht, ata janë të martuar, por Delinda ka dëshirë që ta veshë fustanin e bardhë. E pyetur se kur do të ndodhë kjo, aktorja thotë se e ka në plan por do të pres dhe pak sa të rritet djali.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb