Pasi prezantoi Kylian Mbappe para 80 mijë tifozësh në “Santiago Bernabeu”, Real Madrid po përgatitet për një tjetër prezantim. Këtë herë është radha e yllit brazilian, Endrick.
17 vjeçari mezi po pritet nga tifozët e Real Madrid, të cilët e shohin si të ardhmen e ekipit, për cilësitë që ka treguar deri më tani. Prezantimi i yllit brazilian do të bëhet me 27 korrik, në orën 12:00.

Nuk dihet ende se cili do të jetë numri i tifozëve të pranishëm, por pritet që të ketë një “turmë” të madhe gjatë prezantimit të tij. Teksa, kujtojmë që “Los Blancos”, e blen Endrick nga Palmeiras përreth 50 milionë euro.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb