Fitorja e medaljes së artë në Lojërat Olimpike në Rio duket se i ka hapur më shumë dyer xhudistes kosovare Majlinda Kelmendi, emri i së cilës aktualisht është më i lakuari nga shqiptarët, por jo vetëm.

E me sa duket “Majlindës së artë” i janë shtuar propozimet edhe për martesë.
Xhudistja ka marrë edhe një propozim për martesë nga një gazetar sportiv në Kosovë.

“Majlinda Kelmendi, marry me please” (Majlinda Kelmendi, martohu me mua të lutem), ka shkruar Art Kuqi në “Facebook”, ndërsa ka pasur edhe shumë komente nga miqtë e tij. Tani pritet përgjigjja e kampiones që bëri krenar shqiptarët dhe kosovarët me fitoren e saj.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb