TIRANE– Topa letre dhe shishe me ujë. Siç duket deputetët e opozitës nuk kanë të ndalur, ndërsa kërkojnë me ngulm largimin nga salla të kryeministrit Edi Rama.

Pasi seanca u ndërpre për dy herë radhazi, deputetët e opozitës janë ‘sulur’ të gjithë pranë foltores, ndërsa kanë nisur të hedhin sende në drejtim të poltronit të Ramës.

Garda ka ndërhyrë për të mbarëvajtur situatën, ndërsa kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi u detyrua që të ndërpresë për të tretën herë seancën. Kujtojmë se pas incidentit me miellin që u hodh në drejtim të Ramës, Ruçi përjashtoi nga salla deputetët e PD-së, Flamur Noka, Klevis Balliun dhe Ervin Salianjin.


parlament 12 prill ook (9)

parlament 12 prill ook (8)

parlament 12 prill ook (7)

parlament 12 prill ook (6)

parlament 12 prill ook (5)

parlament 12 prill ook (4)
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: