Pas deputetit Milaim Zeka, Gjykata e Apelit ka vendosur të lirojë nga burgu edhe kolegun e tij Shkumbin Demalijaj. Ky i fundit u la në ‘arrest shtëpie’.


Lajmin për “kallxo” e ka konfirmuar mbrojtësi i Shkumbin Demalijajt, avokati Arianit Koci, i cili tha se do të kërkojë që ndaj klientit të tij të hiqet edhe kjo masë dhe i njëjti të mbetet në liri. “Do t`i shfrytëzoj mjetet e parapara ligjore që klienti im të mbetet në liri”, deklaroi Koci. Për Zekën deputetin Demalijaj ishte caktuar masa 1 muaj paraburgim. Kujtojmë se të dy deputetet, nga prokuroria po akuzohen për kanosje ndaj dy prokurorëve.


Demalijaj dyshohet për kanosje ndaj ish-prokurorit Elez Blakaj, kurse Zeka ndaj prokurorit Afrim Shefkiu. Deputeti Shkumbin Demalijaj u arrestua të enjten e kaluar.