ELBASAN

Një aksident tragjik i mori jetën një ushtaraku mbrëmjen e kaluar brenda tunelit në aksin Tiranë-Elbasan. Viktimë e aksidentit mbeti 37-vjeçari Elton Maçolli, vëllai i deputetes së PS-së Blerina Gjylameti.

Deputetja e PS-së, Blerina Gjylamenti, ka reaguar sot për ngjarjen tragjike, ndërsa mes rreshtave shpreh dhimbjen e madhe që ka kapluar atë dhe familjen e saj për humbjen e vëllait.

“Me thërmove zemrën në 1000 pjesë o Tonce. Thonë që zoti zgjedh më të mirët , por a nuk kishte marrë mjaftueshëm tek unë ?”, ka shkruar Gjylameti.

Vëllai i deputetes humbi jetën pasi makina e tij shpërtheu në flakë teksa u përplas me një kamion brenda tunelit të Elbasanit. Përplasja e fortë me mjetin e tonazhit të rëndë fatkeqësisht rezultoi të ishte fatale për ushtarakun 37-vjeçar.  Dhimbja merr përmasa më të madha për deputeten e PS, e cila një vit më parë humbi një tjetër famijar dhe ajo ishte motra e saj e madhe.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb