Sipas Page Six, aktori i famshëm Al Pacino duhet t’i paguajë ish-partneres së tij, Noor Alfalah, më shumë se 30 mijë dollarë në muaj alimentacion. Një gjykatës në Los Anxhelos e urdhëroi gjithashtu aktorin të paguante 110,000 dollarë para për Alfala, përpara se të fillonte pagesat mujore. Përveç kësaj, ai duhet të paguajë 13,000 dollarë për një infermiere natën dhe gjithashtu të mbulojë çdo faturë mjekësore që nuk mbulohet nga sigurimi shëndetësor.

Në qershor, Al Pacino u bë baba për herë të katërt në moshën 83-vjeçare. Përveç kësaj, ai do të duhet të paguajë 15,000 dollarë në vit për arsimimin e djalit të tij të porsalindur, Roman.

Gjykata vendosi se ata do të kenë kujdestarinë e përbashkët të fëmijës, ndërsa nëna e tij do të ketë kujdestarinë fizike parësore.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb